MENU
klinika

Më pas do të transferohen në Bjellorusi

Pjesëtarët e Wagner në pushime deri në gusht

09.07.2023 - 09:54

Komandanti i grupit mercenar rus Wagner tha se grupi po përgatitet të zhvendoset në Bjellorusi, gjë që është në përputhje me marrëveshjen që ata arritën me autoritetet ruse.

Sipas komandantit që lufton me emrin “Lotus”, anëtarët e Wagner janë me pushime deri në gusht, pas së cilës do të zhvendosen në territorin e Bjellorusisë.

“Ne duhet të përgatisim bazat, kampet e trajnimit, të koordinojmë me autoritetet dhe administratat lokale, të organizojmë ndërveprim me agjencitë e zbatimit të ligjit bjelloruse dhe të përgatisim logjistikën”, tha komandanti, sipas Reuters.

Për më tepër, komandanti deklaroi se forcat ruse të sigurisë nuk kishin ndërmend të ndalnin aktivitetet e Wagnerit pas kryengritjes.

Duke komentuar faktin se mediat ruse flasin negativisht për Prigozhin, veçanërisht pas kryengritjes që ndodhi në fund të qershorit, komandanti deklaroi se ishte një përpjekje e udhëheqjes ushtarake ruse për të dëmtuar marrëdhëniet midis kreut të Grupit Wagner dhe ushtarëve të tij.

“Përpjekja do të dështojë sepse vetë Prigozhin e bëri dhe i dha formë Wagnerit kur ne as që kishim nevojë për shtetin”, tha ai.