Policia ka zhvilluar aksion në disa qytete të ndryshme të Shqipërisë, mes tyre në Tiranë dhe Shkodër.
Gjatë aksionit është vendosur në pranga biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Forcave Operacionale, Olti Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës, Xhevahir Lita dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘Bajri’, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Në mesin e të arrestuarve janë arrestuar edhe disa efektivë. Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa aksioni është ende në zhvillim.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i njohur për lidhje me politikën, u arrestua në banesën e tij në Velipojë.
Aksioni është zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë në Tiranë, Shkodër dhe Kukës.
“I arrestuari, Pëllumb Gjoka është një personazh kontrovers në botën e krimit, në vitin 2017 ai është plagosur me armë zjarri. Një tjetër i arrestuar është Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës. Policia bën me ndije se është vënë në pranga ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, i cili u largua nga posti i tij pas ardhjes në detyrë ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Nuk kemi ende një numër të saktë të urdhër arresteve, pasi është duke vijuar megaoperacioni”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
Kujtojmë që Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë.