MENU
klinika

Si do të shkatërrohet plani i Vladimir Putin

Polonia “aktivizon” NATO për luftën e madhe me Rusinë

30.07.2023 - 08:30

Pas mashtrimit të kryer nga sipërmarrësi kontrovers Yevgeny Prigozhin kundër Vladimir Putinit, kompania private ushtarake Wagner i ka rishpërndarë asetet e saj në Bjellorusi, duke shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm në Varshavë. Prandaj Polonia ka nisur një dislokim masiv ushtarak që synon të shmangë kërcënimet e mundshme nga lindja.

Frika e Varshavës
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Polake e bërë publike në vitin 2014 identifikoi kryerjen e akteve në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar si një kërcënim për stabilitetin global, duke përmendur në mënyrë specifike aneksimin rus të Krimesë. Strategjia e mëvonshme e Sigurisë Kombëtare e vitit 2020 shprehu terma shumë më të detyrueshëm, duke identifikuar Federatën Ruse si kërcënimin kryesor për sigurinë kombëtare polake. Në lidhje me këtë, Varshava ka kërkuar në mënyrë të përsëritur përforcimin ushtarak të krahut lindor të NATO-s, një kërkesë kjo e përmbushur pjesërisht nga Aleanca. Prania e mercenarëve të Wagner në Bjellorusi, një vend që ndan një kufi të gjatë me Poloninë, aktualisht përbën një kërcënim të rëndësishëm për sigurinë polake, veçanërisht për shkak të afërsisë së tyre me “Korridorin Suwalki” të përmendur kudo pas rebelimit të Wagner.

“Thembra e Akilit”
Termi Korridor Suwalki përdoret për të përfaqësuar kufirin e ngushtë midis Lituanisë dhe Polonisë, i cili para së gjithash karakterizohet nga një mungesë e madhe e popullsisë dhe rrugëve të komunikimit, të reduktuara në një hekurudhë të vetme dhe dy arterie rrugore. Së dyti, territori përfshihet midis enklavës ruse të Khalinigrad dhe territorit bjellorus, ky kombinim faktorësh e bën Korridorin Suwalki një territor shumë të depërtueshëm ndaj një sulmi masiv rus, i cili de facto do të izolonte kombet baltike. Një shtrirje e mundshme e forcave të Moskës në territor do ta bënte jashtëzakonisht të vështirë për Aleancën Atlantike që të ndërhynte në mbështetje të shteteve baltike, të cilat kanë forca të armatosura të papërshtatshme për të përballuar një pushtim masiv rus, si dhe një prani të pakët të forcave të NATO-s, po aq të paaftë për të bllokuar një ofensivë të mundshme të Moskës. Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak ka urdhëruar për këtë arsye vendosjen e trupave pranë kufirit me Minskun.

Rrezik për luftë
Frika për sigurinë evropiane për shkak të pranisë së Wagner në kufijtë polakë është disi e justifikuar por megjithatë një konflikt është shumë i pamundur për dy arsye themelore. E para ka të bëjë me aftësitë ushtarake të forcave të Prigozhin dhe vetë ushtrisë ruse. Aktualisht, njësitë Wagner të pranishme në Bjellorusi vlerësohen në disa mijëra, por qartësisht e paaftë për të përballuar ushtrinë e fuqishme polake, prandaj një pushtim i Polonisë duket padyshim i pamundur, duke pasur parasysh pabarazinë e dukshme të forcave në terren. Një sulm i mundshëm kundër Korridorit Suwalki është po aq i pamundur. Fuqia luftarake ruse ka pësuar humbje të rënda, siç tregohet nga lehtësia me të cilën Prigozhin u fut në Moskë. Prandaj duket qartësisht e pamundur që Moska të mund të nisë një manovër të tillë, pasi ajo nuk ka burimet e nevojshme për zbatimin e saj. Arsyeja e dytë, nga ana tjetër, lidhet me arsyet e pranisë së Wagnerit në Bjellorusi. Prigozhin në fakt ka deklaruar se forcat e kompanisë do të trajnojnë ushtrinë bjelloruse, duke e shndërruar atë në “ushtrinë e dytë të botës”, duke treguar se si do të drejtohen aktivitetet e ardhshme të grupit drejt kontinentit afrikan. Prigozhin prioritet ka pasurinë, aspak fuqinë luftarak. Që nga themelimi i tij, grupit Wagner i janë deleguar operacione ushtarake në territore të karakterizuara nga dy paradigma themelore, bollëku i burimeve natyrore për t’u shfrytëzuar dhe prania e armiqve me fuqi të parëndësishme luftarak. Por edhe Wagner pësoi humbje jashtëzakonisht të rëndësishme gjatë betejës shkatërruese urbane të Bakhmutit. Prandaj, duket qartësisht e pamundur (edhe pse jo plotësisht e përjashtuar) që ish-kuzhinieri i Putinit do të dëshironte të angazhohej sërish në operacione ushtarake të gjata dhe të kushtueshme si një konflikt me Poloninë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krijimi, zgjerimi, kërcënimet

70-vjetori i NATO-s dhe sfidat e aleancës

Mediat amerikane: 2022 mund të jetë një vit i ri për Evropën

“Një rrugë pa kthim, kundërshtimi i vlerave perëndimore”