Një raport i publikuar së fundmi nga Eurostat abulon se popullsia e Bashkimit Evropian është rritur në vitin 2022 për herë të parë në 3 vjet. Edhe pse në vitin 2022 u regjistruan më shumë vdekje sesa lindje, shtimi i migrimit në BE rriti popullsinë, raporton Euronews.
Më 1 janar 2023, 448.4 milion njerëz jetonin në BE, krahasuar me 446.7 milion një vit më parë. Në vitin 2020 dhe 2021 popullsia ishte në rënia për shkak të pandemisë Covid -19.
Sipas Eurostat, rritja e popullsisë në vitin 2022 mund t’i atribuohet rritjes së migrimit pas pandemisë dhe një fluksi të personave të zhvendosur nga Ukraina pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022.
Rreth 4 milion njerëz nga Ukraina kanë kërkuar strehim të përkohshëm në BE që nga marsi i vitit 2023. Eurostat po ashtu njoftoi se numri i banorëve është rritur në 20 vende të BE-së. Italia ka shënuar rënien më të madhe (-179,419 persona), ndërsa Gjermania ka shënuar rritjen më të madhe (1.12 milionë).