MENU
klinika

Ja detyra e re për ish-prefektin Ali Hallaçi

Prefekti i Kukësit, kandidat për Bashkinë

20.07.2023 - 10:28

Ali Hallaçi, ish-prefekti i Qarkut Kukës pasi u shkarkua nga detyra me propozimin e Ministrit të Brendshëm, pritet të emërohet zv. Ministër i Brendshëm. Burime për “Dosja.al” konfirmojnë këtë zhvillim të rëndësishëm politik, ndërsa Albert Halilaj, i cili aktualisht ka marrë detyrën si prefekt deri në zgjedhje, do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit.

Qeveria ka miratuar sot disa ndryshime në radhët e saj, ndër të cilat edhe në Ministrinë e Kulturës dhe në qeverinë vendore në Kukës. Ndryshime ka patur në prefekturën e Kukësit, ku nga detyra është liruar Ali Hallaçi, dhe në vend të tij ka ardhur në detyrë Albert Halilaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN