MENU
klinika

I preferuari i vajzave të famshme

Prerja bob, trendi perfekt për flokët këtë sezon!

11.07.2023 - 14:08

Edhe pse prerja bob nuk është e re, është një nga modelet më të qëndrueshme të flokëve të verës dhe aktualisht kudo këtë sezon nga tapeti i kuq te Java e Modës dhe TikTok. Këtu, stilisti i famshëm GEORGE NORTHWOOD ndan stilin e duhur për çdo lloj flokësh, si dhe këshillat e tij të thjeshta për t’i stiluar.

Nga Hailey Bieber dhe Zendaya te Jenna Ortega, Florence Pugh dhe Lizzo, është e qartë se bob është trendi i flokëve të famshëm që është këtu për të qëndruar gjatë verës dhe më gjerë. Përparësia më e madhe nga kjo prerje në trend është se ka një përsëritje për çdo lloj floku dhe ofron lehtësi stilimi. “Nuk ka nevojë pë shumë stilim”-pohon Northwood. “Është në rregull të zgjidhni një që nuk është i përshtatshëm për llojin tuaj të flokëve, por është e rëndësishme të kuptoni se ka të ngjarë të duhet të bëni shumë punë në të. Zgjedhja është e juaja.”

Prerja Bob e ‘lëkundur’

“Ky stil bob është i këndshëm për verën,” thotë Northwood. Shikoni floketë e Lizzo, Emily Ratajokwski ose Jenna Ortega për frymëzim. “Është më e lehtë për t’u stiluar nëse keni flokë natyralisht me onde ose kaçurrela, mesatare dhe të trasha. “Nëse keni flokë mjaft të hollë kini kujdes nga shtresimi i tepërt, pasi kjo mund t’i bëjë ata të duken edhe më të hollë” thotë Northwood. “Prerja bob e Jenna-s është veçanërisht i mirë për plazh.”

Bob minimalist i viteve ’90

Stili që kanë përqafuar Hailey Bieber, Cara Delevingne, Emma Stone, Laura Harrier, Scarlett Johansson dhe Lily Collins. “Bob i Hailey është një shembull i shkëlqyer, i thjeshtë dhe i pastër”- thotë Northwood. “Çështja kryesore nuk ka të bëjë me stilimin e saj drejt, por me prerjen mbajeni atë pak mbi supe. Është ideal për tipat më të hollë të flokëve, por ju mund ta bëni atë të funksionojë nëse keni edhe flokë më të trashë. Për të stiluar, Northwood sugjeron t’i lini flokët të thahen natyrshëm. “Shtoni një hidratues, pastaj lëreni të bëjë gjënë e vet, është një stil i shkëlqyeshëm për verën, sepse mund t’i thani flokët me ajër, të cilët duken më mirë se kur i thani me tharëse. Nëse flokët tuaj thahen shumë drejt, mendoni të shtoni një valë duke përdorur një hekur për kaçurrela. “Duhet të duket e lehtë por e lëmuar.”

Bob i madh dhe i fryrë

Është një bob i shkëlqyeshëm nëse keni flokë të trashë, kaçurrelë sepse duken më mirë kur flokët tuaj duken të trashë,” thotë Northwood. Prerja, thotë ai, është ende mjaft e mprehtë, por me pak formë rreth fytyrës në mënyrë që të mos duket shumë e rrumbullakët. “Ky stil duket më së miri nëse bëni pak kaçurrela për të përqafuar vërtet volumin.” Filloni me një llak dhe përfundoni me një krem ose vaj hidratues në gjatësi. “Pamja e flokëve do të jetë shumë e shëndetshme.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duhet ta keni patjetër këtë verë

5 kombinime perfekte për këmishën lino