MENU
klinika

Në një nivel me lek-un

Pse euro ka pasur këtë rënie drastike?

18.07.2023 - 15:47

Barazimi i euro-s në të njëjtin nivel këmbimi me monedhën e LEK-ut, është një ndër situatat më problematike jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet e huaja. Rënia drastike e euro-s ka ardhur si pasojë e raportit kërkesë-ofertë. Specialistja e Ekonomisë, Teuta Korneci shpjegon se ka shumë monedhë euro në treg e shumë pak kërkesë, gjë që e shkakton këtë nivel të euros.

“Konvertimi i euros në këtë shifër s’është e paprecedentë. Sepse ka arsye se pse ka rënë euro, dhe kjo është kërkesë oferta. Ka më shumë para euro në treg sesa ka nevojë tregu. Dhe kjo bën që të zhvlerësohet euro. Në Shqipëri monedha euro ka zënë vend shumë të gjerë. Ka dy elementë që analizojmë, pasuritë e paluajtshme dikur shiteshin në dollarë sepse është më i sigurt për investitorët dhe pastaj me forcmimin e euros, rolin e tij e mori euro.”– tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë paralajmërojnë ekspertët?

Euro prek një tjetër nivel historik

“Tërmet” në tregun valutor

Euro kap nivelet minimale kundrejt lekut