MENU
klinika

Analiza

Pse Turqia po luan “tërhiq e mos e këput” me Rusinë?

12.07.2023 - 09:30

Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin e kanë treguar jo pak herë me krenari marrëdhenien e ngushtë të tyre, edhe në publik. Megjithatë, tani duket se gjërat kanë marrë një kthesë tjetër, dhe mes presidentit rus dhe atij turk është futur një i tretë, Volodymyr Zelensky. Vizita e presidentit ukrainas në Ankara dukej se do të sillte paqe, ose të paktën ngjallte shpresë, megithatë, duket se nuk ka dhënë ndonjë fryt.Të gjitha provat na bëjnë të besojmë se sulltani përfitoi nga rasti për të shfaqur edhe një herë “lojën e tij me dy porta”, duke u larguar nga neutraliteti i praktikuar deri më tani drejt konfliktit për t’i shkelur syrin Perëndimit. Tani për tani, ai nuk ka bërë asnjë lëvizje vendimtare në këtë drejtim, vetëm nisma simbolike, por të mjaftueshme për të krijuar tensione në marrëdhëniet me Moskën, duke prishur marrëdhëniet e mira që ka pasur deri më tani.

Pakënaqësitë e Moskës

Në të vërtetë, njoftimit të Erdoganit për mbështetjen turke për hyrjen e Ukrainës në NATO po i mbaron koha; ai nuk vlen aspak, sepse Shtetet e Bashkuara, deri tani kundër saj, do të vendosin. Nga ana tjetër, pranimi i Kievit në Aleancën Atlantike me konfliktin ende në vazhdim do të ishte një shpallje lufte ndaj Rusisë. Shumë më i fortë, si sinjal, ishte lirimi i pesë komandantëve të batalionit Azov, të cilët u kthyen në shtëpi me avionin presidencial dhe atje u pritën si heronj. Rusia ka dëshmuar prishjen e marrëveshjes së nënshkruar në atë kohë midis Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë. Në fakt, marrëveshja e arritur për përfundimin e rrethimit të Azovstal-it, parashikonte që të pestë komandantët të qëndronin në Turqi deri në fund të luftës. Prishja e marrëveshjes, sigurisht indinjoi Rusinë. Zelensky tani mund të mburret me një fitore, pasi me këtë lëvizje ai theksoi rolin kyç të Azov në Ukrainën e tij. Ideologjia e dukshme neo-naziste e këtij batalioni duhet të alarmojë Evropën. Fakti që nuk ndodh, paraqet edhe më shumë rreziqe për të ardhmen e Kontinentit të Vjetër.

Marrëveshja e grurit dhe dronët vrasës

Erdogan, përveç dy nismave të sipërpërmendura, ka dhënë “dritën jeshile” edhe për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e dronëve vrasës turq në Ukrainë, të cilën rusët padyshim do ta shkatërrojnë nëse do të vihet në funksion. Por, kjo e acaroi shumë Moskën. Por, më e rëndësishmja, Ankaraja ka zbuluar, me apo pa qëllim, se nëse Rusia nuk rinovon marrëveshjen për transportete grurit ukrainas në Detin e Zi, ajo do të ishte e gatshme të vazhdonte një tregti të tillë, duke dërguar anije luftarake turke për të shoqëruar ngarkesën e Kievit. Hipotezë ekstreme, pasi do të linte të hapur, skenarë të Luftës së Tretë Botërore, duke qenë se Ankaraja është pjesë e NATO-s dhe se Rusia nuk mund të lejojë që luftanijet turke të kalojnë brigjet. Mospërfillja është vetëm një mënyrë për të ushtruar presion ndaj Moskës për të rinovuar marrëveshjen, për të cilën Ankaraja është shumë e interesuar sepse ka përfitime të rëndësishme nga roli i saj i ndërmjetësimit dhe mbikëqyrjes.

“Tërhiq e mos e këput”

E tillë është paqartësia e sulltanit, i cili ndonjëherë “e tërheq fijen” duke vënë bast për faktin se në fund do të gjejë një mënyrë për të arritur një marrëveshje me Putinin, duke besuar se në këtë moment Moska nuk mund të përballojë armiqësinë e Turqisë. Kjo, në fakt, do të hapte çështje të reja kritike për Moskën në frontin jugor, me kaosin që do të krijohej rreth tranzitit të anijeve ruse në ngushticën e Dardaneleve, portë e Moskës për në Mesdhe.Kështu, ndërsa nga njëra anë tërhiqte litarin, nga ana tjetër Erdogani po zgjatte degën e ullirit, duke paralajmëruar një takim me Putinin në gusht. Paralelisht me këtë njoftim, bisedimet mes ministrave të jashtëm rus dhe turk me sa duket i kanë shërbyer Rusisë për të testuar disa gjëra dhe për të verifikuar qëllimet e Erdoganit. Rusia mund ta kishte konfirmuar njoftimin publik të sulltanit, por nuk e bëri. Zëdhënësi i Kremlinit u mjaftua me deklaratën se organizimi i një telefonate mes Erdoganit dhe Putinit është i lehtë dhe mund të bëhet së shpejti. Por Putin, për momentin, po hesht dhe po pret. Është e qartë se ai po studion situatën.