PSG humbi 3-2 kundër Cerezo Osaka në turneun veror që po zhvillohet në Japoni. Skuadra e Luis Enrique nuk po del në lojën e vet, teksa paçka emrave big që ka në përbërje u mposht nga modestët japonezë. Në sulmin e francezëve binte në sy mungesa e Mbappe, i përjashtuar nga ekipi pas vendimit për mosrinovimin e kontratës.
Djemtë e Enriques kaluan dy herë në avantazh, duke u përmbysur nga vendasit e Osakës. Ekitike shënoi për PSG, ndërsa në të 22 minutë Osaka barazoi me Croux. Pjesa e dytë nisi me gol për francezët, teksa Vitinha riktheu avantazhin. Në minutat 67 dhe 79, Osaka shënoi me Kitano dhe Kagaua për përmbysjen 3-2.
Pas barazimit me Al Nassr (0-0) pak ditë më parë, PSG tanimë ndalet dhe humbet në fazën përgatitore në Azi. Duket se largimet do bëjnë që drejtuesit të futen në merkato për të afruar elementët e rinj në ekip.