MENU
klinika

Analiza

Putin duhet të ruhet nga një tjetër grusht-shteti

14.07.2023 - 13:04

Rebelimi i grupit mercenar Wagner duket se ishte vetëm fillimi i problemeve të presidentit rus, Vladimir Putin.

Së fundmi, blogeri ushtarak nacionalist rus, Igor Girkin, ka thënë se ai mund të përballet me një lëvizje nga brenda rrethit të brendshëm, për t’i dhënë fund pushtimit të tij në Ukrainë, gjë që mund të çojë në largimin e tij si president.

Girkin luajti një rol kyç në konfliktin në rajonin e Donbasit të Ukrainës që nga viti 2014. Ai ka dënuar në mënyrë të përsëritur strukturën ushtarake të Rusisë dhe Putinin për mënyrën se si e kanë zhvilluar luftën në Ukrainë, të cilën ai e mbështet.

Në një postim në Telegram të mërkurën, Girkin tha se rebelimi i kreut të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, në të cilin trupat e tij kapën objektet ushtarake në Rostov-on-Don dhe marshuan drejt Moskës kishte pasur sukses, duke rishpërndarë pushtetin mes elitës ruse.

Girkin tha se rebelimi ka dobësuar pozitat e ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, guvernatorit rajonal të Moskës Andrei Vorobyov dhe kryebashkiakut të qytetit të Moskës Sergei Sobyanin.

Girkin gjithashtu pretendoi se një grup i rrethit të brendshëm të Putinit me bazë në Oblastin e Leningradit, Kooperativa “Ozero (Liqeni)” dëshiron të largojë presidentin, duke vendosur në krye një prej anëtarëve të grupit, Sergey Kiriyenko.

Ggrupi dëshiron të sabotojë operacionet ushtarake të Rusisë dhe bazën e saj industriale të mbrojtjes, si dhe kontrollin e zonave dytësore në luftë, në mënyrë që Putin të kuptojë se duhet të pranojë humbjen.

Grupi do të synonte gjithashtu Ministrinë e Mbrojtjes, Sekretarin e Këshillit të Sigurimit Nikolai Patrushev, FSB dhe struktura të tjera qeveritare”, shtoi Girkin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


7 milionë ushtarë për të zëvendësuar Wagner

“Thika pas shpine” do t’i kushtojë shtrenjtë Putinit…

Analiza e Project Syndicate

A e ka humbur Putini Rusinë?