MENU
klinika

Rritje me 26% në qeshor

Qepa dhe patatja mbajnë lart inflacionin

11.07.2023 - 09:38

Përqendrimi i konsumit në shportën e mallrave ushqimore e rrit se tepërmi ekspozimin inflacionit edhe ndaj një artikulli, si në rastin e këtij viti, të qepës dhe të patates.

Pas një periudhe tre mujore kur çmimet mesatare të ushqimeve frenuan ritmet e rritjes, në qershor nisi sërish shtrenjtimi. Çmimet e ushqimeve u rriten mesatarisht me 10.9 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, nga 10,6% në maj dhe 10% në prill.

Siç shihet çmimet e ushqimeve po ngrenë krye në kulmin e sezonit bujqësor, ku zakonisht tregjet kanë mbi furnizim dhe çmimet reduktohen.

Të dhënat nga tregu referojnë se çmimet e larta po vijnë nga problematikat në sektorin e prodhimit të bujqësisë dhe blegtorisë. Çmimet e zarzavateve dhe patateve në qershor shënuan rritje vjetore me 26%, si rrjedhojë e prodhimit të kufizuar të qepës së patates që po reflektojnë çmime jashtëzakonisht të larta.

Një kilogram patate dhe qepë ka kushtuar 100-120 lekë në tregjet e pakicës këto ditë nga rreth 70 lekë që ishte vitin e kaluar në këtë kohë. Gjithashtu çmimet e mishit dhe bulmetit u rriten me ritme të larta edhe në muajin qershor me rreth 14.4%.

Inflacioni u rrit mesatarisht me 4 % në muajin qershor, ritmet më të ulëta që nga shkurti 2022, mirëpo artikujt e shportës u rriten me ritme 2.5 herë më të larta se inflacioni, ndërsa për disa shtrenjtimi është shumë më i lartë.

Tregu ka vështirësi me furnizimin normal me qepë dhe patate për shkak të rënies së prodhimit në zonën e Korçës, prodhuesi më i madh i këtyre artikujve. Kjo erdhi për dy arsye. E para me një tendence për të mbjellë grurë në vend të qepës dhe patates.

Nisur nga frika që nxiti lufta në Ukrainë u mbollën më shumë drithëra. Teksa kriza e drithërave ishte me e lehte se sa pritej dhe importet vijuan normalisht, në treg nisi kriza e furnizimit me qepë dhe patate, ndërsa gruri mbeti stok në magazinat e fermerëve.

E dyta lidhet me motin jo shumë favorizues në gjysmën e parë të vitit ku reshjet e dendura dhe breshëri në zonat prodhuese të Kukësit dhe Korçës dëmtuan prodhimet e reja të qepës dhe patates.

Qumështi dhe vezët ishin gjithashtu produkti me shtrenjtimi më të lartë të çmimeve në qershor me rritje vjetore rreth 14.4%. Rritja e çmimeve në artikujt blegtorale po bëhet e qëndrueshme dhe po nxitet nga rënia e krerëve të bagëtive të qumështit në shpejtësi vit pas viti. Kjo situatë në sektorin blegtoral po sjell mangësi në furnizimin e rregullt me bulmet dhe mish çka ka sjellë edhe rritje të çmimeve në këto artikuj.

Mungesat e prodhimit vendas përveçse ka ndikuar në rritjen e çmimeve po rigjallërojnë kanalet e importit. Në pikat e pakicës patatet dhe qepët në të shumtën janë import. Gjithashtu produktet e bulmetit të importit po dominojnë raftet në supermakete pasi po konkurrojnë në çmim dhe cilësi prodhimin vendas./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Familjet turke përballë dhimbjes financiare

AlJazeera: Turqi, në radhë për të blerë bukë…