MENU
klinika

Kurti bën hapa pas!

Qeveria e Kosovës zbardh 4 pikat për qetësimin e situatës në veri

12.07.2023 - 10:26

Qeveria e Kosovës ka zbardhur katër pikat për depërshkallëzim të situatës, një ditë pas dakordimit me BE-në për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka thënë se fokusi kryesor i takimit nё Bratisllavё me pёrfaqёsuesin e Lartё tё Bashkimit Evropian, Lajçak dhe zëvëndëskryeministrit Bislimi ishte krijimi i parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.

Qeveria e Kosovës është dakordësuar me BE-në të zvogëlojë praninë e policisë së Kosovës rreth ndërtesave komunale në veri si dhe të mbajë zgjedhjet të parakohshme në 4 komunat me shumicë serbe.

Qeveria thotë se janë dakorduar për katër pika:

“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.

“Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.

“Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”.

“BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes”.

Qeveria thotë se këto vendime do tё finalizohen brenda njё periudhe dy javore.​

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mediat gjermane: Kosova, jashtë loje!

“Kurti humb mbështetjen e ndërkombëtarëve”

NATO i tregon 'dhëmbët' Serbisë

‘Blindohet’ Kosova para zgjedhjeve në Veri