Një 18 vjeçare nga Shkodra, tregon përpjekjet e saj për të arritur nota maksimale në shkollën e mesmet. Si rezultat i qëndrimit mbi libra, ajo fitoi dhe bursë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Vitin e tretë te gjimnazit e përfundoi në SHBA. Tani që qeveria do kufizojë mjekët e rinj duke i detyruar të punojnë disa vite në Shqipëri, Orinda Shala ka vendosur, që studimet e larta për mjekësi t’i kryejë në Turqi.
Shala ambientet e gjimnazit ku ndoqi studimet për dy vite po i shkel për herë të fundit pasi do të ndjekë arsimin e lartë në Turqi, ku për Panorama TV tregoi se
“Për mua vitet e gjimnazit ishin shumë të bukura, kam njohur shoqërinë dhe stafi i mësueseve ka qenë i mrekullueshëm. Pata shansin që vitin e tretë ta bëja në Amerikë, fitova bursën e Departamentit të Shtetit Amerikan. Eksperienca atje ishte nga eksperiencat e paharrueshme. Edhe atje arrita si këtu që të merrja notat maksimale”, tha studentja.
Studentja pasi pa zhvillimin e SHBA-së u bind më shumë që të largohet nga Shqipëria dhe ka vendosur që studimet e larta për mjekësi t’i kryejë në Turqi.
“E kam pasur qëllimi studimet jashtë vendit dhe mësova që të mbaja rezultatet më të mira. Kur i vë një qëllim vetes o e arrij o s’ka. Kam dëshirë të vazhdoj mjekësinë. Synoj Turqinë se kanë sistem shumë të mirë të shkollave të mjekësisë, se doktorët e ushtrojnë profesionin”, tha ndër të tjera ajo.
Kushte e spitaleve dhe niveli i jetesës në vendin tonë është i ulët.
Ndaj Orinda me keqardhje thotë se pas studimeve nuk mendon të rikthehet në Shqipëri, ku citoi “Jam interesuar dhe tregu jashtë e jep mundësinë sa mbaron shkollën gjen punë. Ndaj synoj dhe tregun ndërkombëtar”.
Ndër të tjera e reja ka dhe një këshillë për gjimnazistët: Punoni fort, mos u lodhni kurrë, vendosni synime dhe qëllime, ndiqini deri sa t’i bëni realitet.