MENU
klinika

"Do të merren masa ligjore!"

Qytetarja u kap duke fotografuar votën, ndërpritet procesi i votimit

23.07.2023 - 11:05

Procesi i votimit në një prej qendrave në Rrogozhinë është ndërprerë pasi një qytetarë është kapur duke fotografuar votën.

Një prej anëtarëve të komisionit, tha se do të merren të gjitha masat e nevojshme ligjore, ku gruaja është evidentuar nga komisionerët, anëtarët kanë mbajtur procesverbal për rastin.

“U evidentuar një rast fotografimi vote, u morën masat që duhet të marrë komisioni i qendrës së votimit. Do merren masat ligjore që i takojnë ligjit, procesi po vijon normalisht. Ka fluks më të madh njerëzish ndryshe nga 14 maji”, tha anëtari i komisionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Procesi i votimit nis me problematika!

Rrogozhina voton për kryetarin e ri të bashkisë