MENU
klinika

Dhuna në Krujë nga fisi i tij

Rraja dorëzon mandatin, vendin e tij e zë Arkend Balla

10.07.2023 - 10:27

Raham Rrahja ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit. Në bazë të verifikimit në listën e PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mandatin e lënë nga Rrahman Rrahja i takon ta marrë Arkend Balla.

Rraja bëri të ditur ditën e shtunë (8 korrik) se do hiqte dorë nga mandati, pasi ndihej i turpëruar nga pamjet e publikuara e madje i bëri thirrje djalit të tij të dorëzohet në polici.

‘Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë. Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir. Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova.’

Vendimi i Rajës për të dorëzuar mandain e deputetit të qarkut të Durrësit vjen pas skandalit që ndodhi pak ditë më parë me fisin e tij, ku disa persona dhunuan dy persona të fisit Maja, e shkak për këtë u bë gurorja në zonë.