MENU
klinika

Muaj me të papritura! Ahmetaj drejt arrestimit

Rama anulon vizitën në Vlorë, ja lëvizja e kryeministrit

10.07.2023 - 12:57

Ky muaj nuk ka nisur i qetë për kryeministrin Edi Rama. Pasi shkarkoi nga detyra ministrin Bledi Çuçi pas skandalin me fisin Rraja, sot SPAK dorëzoi shkresën për arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kjo u bë shkak që Rama ka anuluar një takim që kishte planifikuar në qytetin e Vlorës, dhe është në disa takime në vilën 30 në Tiranë.

Këshilli i Mandateve në Kuvend pritet që të mblidhet për t’i hapur rrugë arrestimit të Ahmetajt, ku fillimisht do të dëgjohen pretendimet e ish-ministrit dhe të SPAK, dhe më pas raporti i kalohet për votim Kuvendit. Kjo procedurë mund të evitohej nëse vetë Ahmetaj do të jepte dorëheqjen. Kërkesa drejtuar Kuvendit mban firmën e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili është dhe prokurori që ka hetuar një pjesë të aferës së inceneratorëve, ku dyshohet si i implikuar dhe Ahmetaj.