Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilninus në Lituani ku po mbahet samiti i NATO-së. Kryeministri Rama në një intervistë foli në lidhje me rrezikun nga sulmet kibernetike dhe aksionin e policisë në kampin e MEK, pak javë më parë. Rama tha se në bazë të marrëveshjes ishte e qartë se ata nuk duhet të kthenin Shqipërinë një platformë për të sulmuar regjimin e Iranit, e për pasoj Irani kreu sulm kibernetik kundrejt Shqipërisë.
‘Si shembull mund të them se ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë luftë konflikti apo beteje, por kur ne na kërkohet që të ndihmojmë, jemi shumë të lumtura që ta bëjmë. Në na kërkuan që të ndihmojmë për grupin MEK që janë një kafshatë e fortë, ndryshe do t’i ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran na u kërkuan që të shpëtojmë jetën e tyre. Shqiptarët e kanë AND-në tyre të shpëtojnë jetën e tjerëve. Marrëveshja ishte e qartë se ata do të qëndronin në Shqipëri të ishin të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin. Ne u prekëm nga sulmet kiberentike nga Irani. Po përpiqemi të bëjmë shumë të për forcuar sigurinë kibernetike.’- tha Rama.