MENU
klinika

"Projekt unikal për Vlorën"

Rama shpërndan pamjet nga restaurimi i sheshit të Flamurit

02.07.2023 - 10:18

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, i cili është rindërtuar. Kreu i qeverisë bën me dije se aty po mbyllen detajet e fundit. Po ashtu ai shton se ky projekt është unikal për Vlorën.

Nga pamjet e shpërndara nga kryeministri Rama, shihet se sheshi në monumentin e pavarësisë ka marrë formën e flamurit kombëtar.

“Dhe me disa pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, ku po mbyllen detajet e fundit të një tjetër projekti unikal për Vlorën, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.