MENU
klinika

“Me shpresë se do të konfirmohet takimi me Kurtin”

Rama vizitë në Kosovë, jep lajmin: Firmosëm 13 marrëveshje

06.07.2023 - 12:40

Kryeministri Edi Rama ka firmosur 13 marrëveshje me qeverinë e Kosovës, të cilat janë dorëzuar në ministrinë e Jashtme.

Mësohet se këto marrëveshje ishin parashikuar që firmoseshin në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive.

REAGIMI I RAMES
Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e Jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.