MENU
klinika

“Nga 300 lekë deri në 300 euro”

Sa kushtojnë shezlonget sipas zonave në Shqipëri?

17.07.2023 - 14:19

Edhe këtë vit duket se ka një rritje të çmimeve të shezlongeve në plazhet e Shqipërisë. Gazetarët e Euroenws Albania kanë raportuar nga qytete të ndryshme bregdetare rreth çmimeve që qytetarët duhet të paguajnë këtë vit për të pushuar në bregdet.

Sipsa informacioneve që ata kanë siguruar, për të bërë plazh në Shqipëri çmimet variojnë nga 300 lekë, që është çmimi më i lirë në Seman, deri në 300 euro që është çmim për persona që zgjedhin të frekuentojnë turzimin elitar në Ksamil.

“Në zonën e plazhit të vjetër çmimet janë 500 lekë për shezlong, ndërsa nëse flasim për Lungomaren, çmimet variojnë nga 700-800-1200 dhe në zona më ekskluzive duke ecur përgjatë Radhimës arrijnë 2500 lekë. Në këto zona ka një rritje të çmimeve në fundjavë”,-tha gazetarja e Euronews Albania Ebrieta Maçaj.

Edhe në Velipojë çmimet duket se janë më të larta.

“Vetëm në rreshtat e fundit mund të gjejmë shezlongë me 500 lekë, ndërsa nëse i referohemi qendrës çmimi më i lirë që mund të gjendet është 1500 lekë për 24 orë, por ka edhe nga ata që shkojnë 2000-2500 lekë”,-tha gazetari Teodor Gjerga.

Ndërsa çmimet më të kripura duket se edhe këtë verë mund t’i gjejmë në Sarandë.

“Saranda është shumë më e lirë se Ksamili, në plazhet më minimaliste shezlongët fillojnë me 1000 lekë deri në 5000, ndërsa Ksamili fillon me 1500 në plazhet familjare dhe që janë më minimalist, ndërsa në të tjerat shkon 2000-3000, por kemi edhe turizmin elitar që nis nga 50 euro, 100-200-300 euro e më shumë duke pasur parasysh edhe shërbimet e tjera që ofrohen brenda paketës. Borshi, Buneci, Lukova vazhdojnë të kenë çmime ekonomike dhe çadrat shkojnë 1000-1500 lekë”,-tha gazetarja Anxhela Lushkaj.

Në plazhin e Semanit çmimet variojnë nga 300 lekë deri në 500 lekë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin