MENU
klinika

Makinat aziatike konfirmojnë tendencën rritëse

Sa makina janë importuar në 6 muaj në Shqipëri?

15.07.2023 - 13:38

Shqipëria ka importuar rreth 35 mijë automjete në 6 mujorin e këtij viti. Por cila është origjina e automjeteve të importuara? Ndiqni kronikën e përgatitur

Importi i makinave është në tendencë rritëse edhe në muajin qershor. Të dhënat e Open Data të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, në 6 muajt e parë të këtij viti janë importuar plotë 34.253 makina, e ku 28.689 janë autovetura. Në vetëm muajin qershor janë importuar në total rreth 7398 makina.

Duke i analizuar përsa i përket vendit të origjinës, importi i makinave në Shqipëri kryeson nga Italia ku shifrat tregojnë se jnë importuar 7729 të tilla në 6 muaj. E dyta është Gjermania me 7353 makina, më pas Zvicra me 3550.

Në vendin e katër edhe në qershor vazhdon të jetë Korea e Jugut ku janë importuar 2595 në total, e duke lënë në vend të pestë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke ju referuar të dhënave, kryeqyteti kryeson për regjistrimin për herë të parë të mjeteve, më pas vjen Durrësi, Fieri, Elbasani etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrogor publikon udhëzimet për mjetet që nuk lejohen të importohen. Së pari janë autovetura me 0 kilometër që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër e që nuk përmbushin kategorinë Euro 5.

Së dyti autovetura të përdorura të cilat nuk përmbushin kategorinë Euro 4 të BE, dhe së fundmi automjete të cilët nuk përmbushin kategorinë mjedisore Euro 3 dhe që nuk janë të prodhuar më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.