MENU
klinika

Njofton konferencë ditën e nesërme

Sali Berisha gati të nxjerrë dosjen: E vërteta e shpalljes “non grata” nga Britania e Madhe

16.07.2023 - 20:37

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar nesër në mesditë do të mbajë një konferencë të posaçme për çështjen e shpalljes “non grata” nga Britania e madhe. Po ashtu, njoftohet se Berisha do zbulojë edhe tezat e ankimimit të vendimit që i është bërë “Home Office”.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mban një konferencë të posaçme për shtyp ku do të shtjellohen tezat lidhur me non grata-n britanike dhe ankimimin që i është bërë vendimit të Home Office,”-thuhet në ftesën e kryedemokratit për mediat.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane.