MENU
klinika

Vendimi për anulimin e zgjedhjeve në gjykatë

Sefa-Bardhit: Po i shërbejnë interesave të Berishës, i urojmë suksese partisë së parë digjitale

28.07.2023 - 16:54

Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka reaguar pas vendimit të Gazmend Bardhit për të depoziuar në gjykatë vendimin për anulimin e zgjedhjeve për kreun e ri të partisë.

Sefa thotë se Bardhi dhe përkrahësit e tij po i shërbejnë interesave personale të Sali Berishës, teksa thekson edhe një herë se demokratët të shtunën do zgjedhin kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Atyre që braktisin forumet e PD dhe i shërbejnë interesave personale të Sali Berishes, i urojmë suksese në iniciativën për të dorëzuar në gjykatë vullnetin e mbledhjes se parë të Partisë së parë digjitale në Shqipëri.

Nesër demokratët do të votojnë për kryetarin e ri të PD. Procesi legjitim i zgjedhjes së kryetarit do të pasohet me riorganizimin vital të Partisë, për ta bërë PD alternativë qeverisëse për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thuhet në reagimin e Sefës.