MENU
klinika

I mori vulën e PD

Sefa i përgjigjet Bardhit: Asnjë s’është përjashtuar, kanë zgjedhur të shkojnë në parti të tjera politike

26.07.2023 - 18:44

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike kanë vënë në pikëpyetje dhe postin e Gazmend Bardhit.

Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, i cili aspiron për të marrë vulën e Partisë Demokratikem i ka dërguar një shkresë Komisionit të Etikës së PD, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili thirri të enjten mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Sefa i ftuar në një lidhje skype në Ora News deklaroi se asnjë prej anëtarëve nuk është përjashtuar nga PD por ka qënë zgjedhje e tyre për tu larguar e për tu bërë pjesë e forcave të tjera politike.

“Asnjë nuk është përjashtuar nga PD. Anëtarët e Këshillit kanë bërë zgjedhjen e tyre për të qënë pjesë e një grupimi tjetër politik që nuk është dhe nuk ka marrëveshje bashkëpunimi me PD dhe normalisht nuk mund të bëjë pjesë e organeve ligjzbatuese të PD.

Pyesni secilin prej tyre e njohin PD, e konsiderojnë ata veten anëtarë të PD. Kjo është pyetja që duhet të ngrenë organet ligjzbatuese të PD-së sot. Unë mendoj që asnjëri prej tyre nuk pranohet dhe nuke njeh PD sepse ata kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe janë larguar sot nga PD me dëshirë dhe vullnetin e tyre të lirë,” tha ai.