17.07.2023 - 13:20
Novak Djokovic u mund 3-2 me sete nga Carlos Alcaraz, në finalen e madhe të Wimbledon. Tenisti serb nuk ia doli të çojë në 24 numrin e Grand Slameve të fituara në karrierë, ndërsa nuk i mbajti nervat.
Në setin final, teksa ishte duke humbur game e radhës 3-1, serbi përplasi raketën dhunshëm te shtyllat e rrjetës, duke e thyer para syve të arbitrit. Gjyqtari paralajmëroi tenistin, me këtë të fundit që kishte protestuar më herët për disa vendime.
Në moshën 36-vjeçare “Nole” s’ia doli që të barazonte Roger Federer me trofetë në wimbledon, duke u mundur nga 20-vjeçari spanjoll që mban vendin e parë në renditjen ATP.