16.07.2023 - 12:18
Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së shtunës, në oborrin e një shtëpie të një gruaje në Mitrovicë të Veriut janë gjuajtur dy shok-bomba.
Rasti në Polici është lajmëruar nga viktima.
Sipas njoftimit të Policisë, nga gjuajtja e shok-bombave nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.
Rasti tash po hetohet nga prokurori në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sulmet me shok-bomba regjistrohen shpesh në pjesën veriore të Kosovës.