MENU
klinika

Deklarata e BE

“Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, ishte vendim i njëanshëm i qeverisë së Kosovës”

06.07.2023 - 10:31

Bashkimi Evropian ka thënë se vendimi i Qeverisë që të shpallë organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” është i njëanshëm dhe nuk kontribuon për shtensionim të situatës.

Në një përgjigje për Kohën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së në Këshillin Evropian javën e kaluar kanë bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës.

“Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së në Këshillin Evropian javën e kaluar bënë thirrje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në Kosovë. Këto emërtime janë një hap i njëanshëm që nuk kontribuon në de-përshkallëzimin e situatës dhe as për të gjetur një mënyrë për të adresuar problemet ekzistuese në mënyrë të qëndrueshme”, ka thënë ai.

Ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të çojë në rritje të mëtejshme të tensioneve.

Stano i ka thënë Kohës se palët duhet të marrin në konsideratë propozimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Ne përsërisim thirrjen që të dyja palët të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të çojë në rritje të mëtejshme të tensioneve dhe të ndërmarrin hapa urgjentisht për të de-përshkallëzuar situatën aktuale në veri të Kosovës në përputhje me propozimin e bërë nga HRVP Borrell më 22 qershor”, ka thënë ai.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin