24.07.2023 - 10:57
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.
Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e shtetasit, Sokol Shpendi dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.