MENU
klinika

"S’kemi pse presim integrimin në BE"

Shqipëria dhe M. e Veriut me kontroll të përbashkët kufitar, Rama: Unifikon doganat

31.07.2023 - 12:54

Nga dita e sotme, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nga sot do të kenë kontroll të përbashkët kufitar. Kryeminitsri Edi Rama, nga pika e kufitare e Qafë-Thanës, u shpreh se kjo gjë unifokon doganat dhe lehtëson njerëzit që qarkullojnë në dy vendet.

Edi Rama: “U lehtësojmë kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi.

Zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizmit, kërkojnë një qasje komplekse.

Nga e thëna në të bërë është një det i tërë., ka pengesa nga e shkuara dhe paragjykimi për liberalizimin e lëvizjes.

Liberalizimi i lëvizjes sjellë lehtësi e transparencë, si edhe më pak rrezik në trajtimin e subjekteve tregtare, sjell edhe më shumë rritje të përgjegjësisë për agjencitë ligjzbatuese në pikat kufitare.

Dua të shpresoj që të dy ministritë e Brendshme do kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku sezoni dhe më pas në sezonet e tjera verore për kalimin pa kontrollin me targa nga Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, për tu lehtësuar qarkullimi, por edhe ata që shkojnë në dy vendet për turizëm të mos ke kenë këtë pengesë që shkakton humbje kohe e mërzi. Është një hap i rëndësishëm, por në finale unifikon doganat.

Natyrisht do të vijë me integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, por s’kemi pse presim BE.

Ka pasur skeptikë kur e filluan këtë ide, dhe rezultatet flasin çdo ditë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hyn në fuqi programi 'Një ndalesë – Një kontroll'

‘Zhbëhet’ kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut!