MENU
klinika

Turizmi, më i godituri

Shqipëria humb 2.4 mln dollarë prej ndotjes nga plastika

10.07.2023 - 09:26

Ndotja nga plastika i kushton Shqipërisë deri në 2.4 milionë dollarë çdo vit. Pjesa më e madhe e këtyre dëmeve sipas studimit, “Çmimi i Ndotjes Plastike” i shkaktohen sektorit të turizmit me gati 1.5 milionë dollarë, ndjekur nga peshkimi dhe akuakultura me 450 mijë dollarë.

Ndërsa shpenzimet qeveritarë për trajtimin e mbeturinave plastike përllogariten në 490 mijë dollarë.

“Janë kryer disa studime ku tregojnë mbi efektet e mikro dhe nanoplastikës në florë dhe fauna dhe dëmet që ato i shkaktojnë kur futen në zinxhirin ushqimor të botës ujore e më pas të njerëzve”, tha eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka.

Aktualisht ka një total prej 139 milionë tonësh plastikë në oqeanet, detet dhe lumenjtë e botës. Sipas studimit çdo vit, ndotja nga plastika u kushton vendeve bregdetare midis 6 dhe 19.2 miliardë dollarë.

“Është sektori që po njeh ndoshta rritjen më të madhe vitet e fundit. Rrjedhimit edhe ndikimi mjedisor do të jetë i tillë”, nënvizoi Gjoka.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik vlerëson se ndotja globale nga plastika, mund të trefishohet në 1 miliardë ton deri në vitin 2060.