MENU
klinika

Raporti i DASH

“Shqipëria me potencial ekonomik, rriten investimet amerikane, progres me reformën në drejtësi”

27.07.2023 - 17:03

Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë progres në kufizimin e korrupsionit të vogël duke dixhitalizuar shërbimet publike si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.

Kështu shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e fundit për klimën e investimeve në vendin tonë, i cili thekson nga ana tjetër rritjen e investimeve të huaja, konkretisht nga SHBA, në Shqipëri.

“Në dekadën e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele më të mëdha të investimeve të huaja direkte (IHD). Sipas të dhënave të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), gjatë viteve 2016-2021, fluksi i IHD-ve ka qenë mesatarisht 1.19 miliardë dollarë dhe stoku i IHD-ve në fund të vitit 2021 arriti në 10 miliardë dollarë, dyfishi i shumës së vitit 2016. Në fund të vitit 2022, stoku i IHD-ve të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri sipas Bankës së Shqipërisë arriti në 232 milionë dollarë, nga 100 milionë dollarë në fund të vitit 2020”, shkruan DASH.

DASH vlerëson gjithashtu progresin me reformën në drejtësi, punën e organeve të pavarura dhe përparimin e rëndësishëm në fushën e konfiskimit të pasurive.

“Shqipëria ka organe funksionale, të pavarura kundër korrupsionit, duke përfshirë Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, pjesë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Zbatimi i reformës në drejtësi është në vazhdim dhe zbatimi i suksesshëm pritet të përmirësojë klimën e investimeve në vend. Kuvendi i Shqipërisë votoi me shumicë dërrmuese dhe pa kundërshtim për zgjatjen e mandatit të vetingut në shkurt 2022”, shkruhet në raport.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin