Kombëtarja shqiptare e basketbollit do të zhvillojë sot ndeshjen e tretë në grup të vlefshme për paraeliminatoret e Kampionatit Europian 2025, raundi i tretë.
Kuqezinjtë në drejtimin e trajnerit Antonios Dukas do të sfidojnë në transfertë Rumaninë, takim që do të luhet në Pitesti, duke nisur nga ora 17:30. Kjo është ndeshja e tretë e Kombëtares sonë në këtë fushatë paraeliminatoresh, e cila i ka humbur të dyja ndeshjet e mëparshme.
Kuqezinjtë e koshit u mundën fillimisht më 19 korrik në shtëpi nga Rumania me rezultatin 83- 87, ndërsa vetëm tri ditë më parë u thyen me rezultatin e thellë 86-63 në transfertë nga Sllovakia. Ndërsa më 5 gusht në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, Shqipëria do të ulë siparin e takimeve në Grupin I, teksa do të presë Sllovakinë.
Shanset për një kualifikim të mundshëm në raundin tjetër nga Kombëtarja jonë janë thuajse zero.