MENU
klinika

Askush si Luiza Gega

Shqiptarja merr tre medalje të arta në Serbi

24.07.2023 - 16:00

Atletja shqiptare, Luiza Gega vijon të shkëlqejë në pistë. Pasi fitoi medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Ballkanik, ku siguroi edhe pjesëmarjen në Olimpiadën e Parisit 2024, Gega ka marrë edhe dy medalje të tjera të arta po në eventin që u zhvillua në Serbi.

Si askush tjetër në historinë e Kampionatit Ballkanit, Gega ka siguruar tre medalje të arta në këtë turne. 34-vjeçarja veç 3 mijë metrave me pengesa, ka fituar edhe në garën e 3 mijë metrave normale, me kohën 9 minuta, 21 sekonda dhe 53 të qindtat. Kështu, Gega siguroi një tjetër vend të parë dhe medalje ari nën petkun e flamurit kuqezi.

Rekordmenia shqiptare nuk do ndalej me kaq, teksa siguroi tripletën e të Artave në garën e 5 mijë metrave, gjë që nuk e kishte bërë më herët asnjë sportist në Kampionatin Ballkanik. Me kohën 16 minuta, 7 sekonda e 93 të qindtat, Gega valviti tre herë flamurin kuqezi në podiumin serb.

Forma e mirë e Gegës vijon edhe në këtë turne, teksa vetëm një muaj më parë ajo vendosi rekord të ri në Kampionatin Evropian Ekipor, në garën e 3 mijë metrave me pengesa.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës