MENU
klinika

“Butrinti”

Shtyhet seanca, Kushtetuesja rrëzon 4 kërkesa të Zhupës, pranon vetëm 1

11.07.2023 - 12:30

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë.

Zhupa i bën thirrje organit më të lartë të drejtësisë në vend që të thërrasë dëshmitarët në lidhje me koncesionin e parkut të Butrintit.

Ajo tha se ka kërkuar që qeveria të shpalosë para Gjykatës Kushtetuese të gjithë dokumentet që i janë servirur UNESCO-s në lidhje me Butrintin.

Ndër të tjera, deputetja u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të dëgjojë të gjithë dëshmitarët që janë palë në këtë proces.

Zhupa thekson se Butrinti është pasuria e gjithë shqiptarëve dhe se kjo është një betejë përtej politikës.

“Ky është një mashtrim që i çohet UNESCO-s nga shteti shqiptar vetëm për të thënë që ne nuk e kemi shkelur konventën e Parisit. E gënjejnë dhe përveç kësaj ata kanë një vit e gjysmë që nuk sjellin dokumente as mua dhe as Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa jonë do të jetë detyrimi i qeverisë për të sjellë të gjithë dokumentacionet që lidhen me UNESCO-n para se të vendoset koncesioni i Butrintit në Kuvend. Nuk mund të hyjmë në një gjykim duke na fshehur të vërtetat. Është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të jetë e bindur 100% në shkeljet e Kushtetutës.
Butrinti nuk është pasuria jonë, por e gjithë shqiptarëve. Kjo është një betejë përtej politikës dhe na takon të gjithëve si shqiptarë. Kërkesa e dytë është në lidhje me thirrjen e dëshmitarëve për Butrintin. Gjykata duhet të dëgjojë ata që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Nuk mund të bëhet një proces kushtetues pa dëgjuar atë që thotë që Butrinti është grek. Kam kërkuar të thirret ish-kongresmeni amerikan që është marrë me çështjet shqiptare. Që flet për modelin amerikan”, deklaroi deputetja.