MENU
klinika

5 vatra aktive në Shqipëri

Situata e zjarreve në vend, reagon ministri Peleshi

26.07.2023 - 13:07

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është shprehur se në vendin tona janë evidentuar 5 vatra zjarri aktive gjatë ditës së sotme.

Përmes një reagimi në Facebook, Peleshi është shprehur se për shuarjen e flakëve janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.

Ndërkohë ai ka treguar edhe emrat e zonave më problematike për momentin dhe ka thënë se po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve.

Reagimi i Peleshit:
5 vatra aktive zjarri janë evidentuar gjatë ditës së sotme në territorin e vendit.

Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.

Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps,Kreshpan, njësia administrative Frakull. Ndërsa u kërkua ndërhyrja e helikopterit në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, pasi ndërhyrja me mjete dhe forca nga terreni është e pamundur. Po punohet ndërkaq edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër.

Po vijon gjithashtu operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.

Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.

Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi.

Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN