Të shtunën mbrëma Butrinti bëri bashkë yjet shqiptarë pasi interpretuan poezitë e Timo Fllokos. Mes tyre ishte edhe këngëtarja e njohur, Soni Malaj, e cila performoi disa këngë.
“Kemi dy ditë që hoteli bindet nga vokalicat tona, nga 2-3 orë në ditë. Edhe ne të gjithë këngëtarët pjesëmarrës, jemi edhe kolegë dhe qëndrojmë me njëri-tjetrin, as plazh, as kafe. Ne Big Brother aty, vetëm dhomë”, tha Soni duke treguar për përgatitjet.
E këtu ndërhyn moderatori i “Pushime on Top”, Eni Shehu, i cili e pyet nëse do të marrë pjesë në edicionin e tretë të “Big Brother VIP”?.
Këngëtarja e dashur për publikun tha “jo” pasi nuk është format për të.
“Jo, jo. E ndjek se është format shumë i lezetshëm, por nuk është për mua”, u shpreh Soni Malaj.