MENU
klinika

Ofertë 100 milionëshe për francezin e Juventusit

“Sot jo, nesër s’e di”, Pogba shkon në Arabi

10.07.2023 - 13:29

Paul Pogba ka udhëtuar për në Arabinë Saudite, teksa duket se ka qenë thjesht një udhëtim i rastësishëm, i dokumentuar nga vetë francezi. Fakt është se gjatë fundjavës mesfushori i Juventusit ndodhej në Arabinë Saudite ku ndër të tjera vizitoi ambientet sportive të Al Ittihad, klubi i trajnerit Nuno Espirito Santo.

Sipas raportimeve nga mediet franceze, klubi saudit do t’i kishte ofruar lojtarit të Juventusit një kontratë tre vjeçare me një pagë të përgjithshme prej 100 milionë eurosh në tavolinë. Hipotezë kjo për t’u konfirmuar, por që bën pak zhurmë. Vetë Pogba, i pyetur nga një tifoz vendas, bëri humor në kanalet e komunikimit.

“Jo sot, kushedi nesër…” iu përgjigj Pogba tifozëve që e pyetën nëse do të luajë në Arabi. Tifozi që nuk u identifikua, më pas shtoi: “Po në Ittihad apo në Al-Ahly?”. “Nuk e di”, u përgjigj sërish Pogba.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës