MENU
klinika

Ish-ministri pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar

SPAK i dorëzon Policisë urdhër-arrestin për Ahmetajn

20.07.2023 - 18:51

SPAK i ka dorëzuar Policisë urdhër-arrestin për ish-ministrin Arben Ahmetajn.

Sipas burimeve të Panorama TV, Gjykata e Posaçme ka firmosur më herët urdhër-arrestin për ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

Urdhri më pas i është dorëzuar nga SPAK për ekzekutim Policisë së Shtetit.

Mësohet se SPAK i ka kërkuar Policisë informacione rreth vendndodhjes së Ahmetajt. Ai pritet të shpallet së shpejti në kërkim ndërkombëtar.

Kujtojmë se Ahmetaj akuzohet pë “shpërdorim detyre” dhe se ka përfituar fonde nga biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ku si këmbim i ka favorizuar ata në biznesin e tyre.

Kujtojmë se prej ditësh Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri dhe nuk ka të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij, pavarësisht se avokatët e ish-ministrit thonë se ai ndodhet të familjarët e tij në Angli.

"Askush nuk kishte folur për Çamërinë në këtë nivel"

Fjalimi i Ramës në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta!

“Kush cënon uniformën e policisë do marrë përgjigjen më të ashpër ligjore”

Muhamet Rrumbullaku reagon për vrasjen e efektivit: Zotohem se do bëjmë gjithçka…

"'Meritë' e Ramës dhe politikanëve të tjerë ndër vite është se…"

Vizita e kryeministrit në Athinë/ Fatos Lubonja: Patriotizëm për shpërlarje!