MENU
klinika

I dërgohet kërkesë Interpol

SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn

24.07.2023 - 11:11

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, ish-numrin dy të qeverisë dhe ish ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Për këtë janë njoftuar Interpol dhe institucionet e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare.

Pas kontrolleve, Policia e Shtetit i ka kthyer përgjigje SPAK, duke i thënë se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

Po ashtu edhe nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Ahmetaj është jashtë territorit shqiptar. Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe vetë Ahmetaj, i cili ka deklaruar se ndodhet jashtë për arsye familjare.