MENU
klinika

Nuk ndryshon qëndrim për Kosovën

Spanja merr presidencën e Bashkimit Europian

01.07.2023 - 15:10

Spanja ka marrë sot, më 1 korrik udhëheqësinë e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë deri në dhjetor të këtij viti.

Vetëm një ditë më parë, ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, theksoi se qëndrimi i vendit të tij është i qartë, se Spanj nuk  e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet përpjekjet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky qëndrim nuk ka ndërruar, as nuk do të ndërrojë, dhe të gjithë aleatët tanë e dinë këtë shumë mirë”, tha Bartolome.

Kujtojmë se Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.

Sipas rendit të paracaktuar, Spanja mori presidencën e BE-së për gjashtë muaj pas Suedisë që e kishte pasur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Në fillim të janarit, Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian kishte nisur konsultimet me vendet anëtare, lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas procedurave në Be, kur një shtet aplikon për anëtarësim, Këshilli kërkon nga komisioni Evropian që të përpilojë mendimin se i përmbush apo jo aplikuesi kushtet për status kandidati dhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE me 15 dhjetor.

REL: Më mirë të mos jetë, sesa të marrë notë negative

Prishtina s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE…

“Sekret i errët” fshihet pas vizitës së Xi Jinping

Presidenti kinez ‘po përdor’ Vuçiç për të ‘pushtuar’ Evropën

“Vuçiç e quajti ‘mik të madh’ të Serbisë”

REL: Synimi i Presidenti Xi Jingping në Beograd