MENU
klinika

“I padëshiruari” i Alegrit drejt skuadrës tjetër të Serisë A

Spastrimet nga Juventusi nuk kanë fund

16.07.2023 - 11:44

Operacioni “fshesa” te Juventusi duket se ka nisur me ritme të larta këtë sezon, ku shumë lojtarë kanë dalë në shitje. I radhës që mund të largohet është mesfushori brazilian, Artur Melo.

26-vjeçari prej kohësh nuk ka qenë në planet e Masimiliano Alegrit dhe për këtë arsye ai i ka kërkuar drejtuesve që ta nxjerrin në shitje.

Fiorentina është ajo që interesohet për shërbimet e brazilianit dhe duket se ëhstë duke negociuar për ta huazuar me të drejtën e blerjes vitin tjetër.

Duket se negociatat janë në rrugën e duhur, teksa Artur mund të bëhet shumë shpejt një lojtar i Fiorentinës.