MENU
klinika

Mbyllet përkohësisht aeroporti

Sulme me dronë kundër Rusisë

30.07.2023 - 18:27

Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm me dronë në Moskë, që dëmtoi dy godina dhe mbylli përkohësisht një prej aeroporteve në qytet. Sipas ministrisë së mbrojtjes, një dron u qëllua mbi zonën e Odintsovo në perëndim të qendrës së Moskës, ndërsa dy të tjerë ranë mbi një ndërtesë më zyra pas neutralizimit, duke dëmtuar fasadën. Agjencia e lajmeve TASS tha se një person kishte mbetur i plagosur në ngjarje. Foto dhe pamje nga vendi i ngjarjes treguan xhama të thyer dhe mbetje të shpërndara në rrugë.

Një dëshmitare, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se kishte parë zjarr dhe tym.

“Miqtë e mi dhe unë morëm me qira një apartament dhe erdhëm këtu për të kaluar kohë bashkë. Një moment, dëgjova një shpërthim ..ishte si një dallgë e fuqishme dhe të gjithë kërcyem. Më pas zona u mbulua me tym dhe nuk mund të shihje asgjë. Nga lart dallohej zjarr”, tregon dëshmitarja.

Fluturimet u pezulluan përkohësisht nga aeroporti i Vnukovo, në jug-perëndim të qendrës së qytetit, dhe avionët që duhet të uleshin atje u ridrejtuan në aeroporte të tjera. Në një deklaratë, ministria e mbrojtjes tha se kishte parandaluar një përpjekje për sulm terrorist.

Sulmi me dron në orët e para të së dielës është i fundit mes atyre që Moska i ka atribuuar Kievit gjatë javëve të fundit. Mirëpo, Ukraina rrallë merr përgjegjësinë për akte të tilla në brendësi të territorit rus. Ministria e mbrojtjes në Rusi akuzoi gjithashtu forcat e Kievit për një sulm me dronë edhe ndaj territorit të Krimesë, e aneksuar që prej 2014-s. Sipas zyrtarëve, 16 dronë ishin shkatërruar dhe 9 të tjerë ishin ndalur. Sakaq, autoritetet ukrainase raportuan një sulm me raketa në qytetin Sumit, në veri-lindje të vendit, me pasojë vdekjen e 1 personi dhe plagosjen e 5 të tjerëve. Autoritetet thanë se dy vetë ishin vrarë gjithashtu në qytetin jugor të Zaporizhias.

"Jo prokurime për dërraza të zeza apo tavolina zyre!"

Rama i heq tenderat ministrave: Nuk do kenë asnjë lidhje!

Anila Hoxha publikon letrën e gruas së divorcuar pas dhunës

“Fëmijën tim, aq sa e dua, aq e shoh si burg”

“Kryeministri s’i mban dot pishën vartësve që abuzojnë”

Rama ashpërson tonet: S’duhet t’i gëzojnë paratë e vilat e bëra me korrupsion!

BE 'lëshon dorën'/ Për Kosovën dhe Serbinë parakushte

Vendimi për planin miliardësh në mbështetje të Ballkanit Perëndimor

“Mund të mos jem i zgjuar, por kaq budalla s’jam”

Rama u përgjigjet kritikëve për kontrollin e SPAK: E ç’më duhet?