MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Syri ka nisur të më krijojë perde. Çfarë të bëj?

13.07.2023 - 11:35

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Syri ka nisur të më krijojë perde. Çfarë të bëj?

Mjeku: Edhe pse shkaktarët e kësaj patologjie nuk janë të studiuara akoma plotësisht, disa këshilla ndihmojnë për të ulur rrezikun e shfaqjes së kataraktit. Konkretisht, katër këshillat parandaluese që jepen në këto raste janë: hiqni dorë nga duhani, kufizoni konsumin e alkoolit, përdorni mjete të tilla mbrojtëse siç janë kapelet dhe syzet gjatë kohës që qëndroni në diell, si dhe mbani nën monitorim të vazhdueshëm sëmundjen e diabetit, e cila është përgjegjëse për dëmtimet masive të syrit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN