MENU
klinika

Hysa elektrizon Tetovën

“Tani futem tek më të fortët në botë!”

30.07.2023 - 16:38

Ishte përballja më e vështirë deri më tani në boksion profesionist, por kampioni shqiptar i peshave të rënda, Nelson Hysa, ia ka dalë të mposhtë me nokaut kampionin e Argjentinës Marcos Antonio Aumada. Në përballjen e zhvilluar në Tetovë, ku pati edhe një mbështetje të madhe për boksierët kuqezinj, Nelson Hysa ia doli të mbyllte ndeshjen që në raundin e tretë pavarësisht se kundërshtari renditej 77 vende më lart në ranglistën botërore.

Për Nelson Hysën kjo ishte fitorja e 10 në 10 ndeshje në boksin profesionist, ndërsa para sfidës për Report TV ai shprehej:

“Kjo fitore për mua do më kalonte në një nivel tjetër. Do shkojë në rangun e 50 boksierëve më të mirë të botës.”

Boxrec ende nuk e ka bërë përditësimin, por Nelson Hysa para sfidës në Tetovë renditej i 162 në botë, ndërsa tani pritet të ngjitet shumë lart.

Gjithashtu po mbrëmjen e së shtunës në ring, në ‘Natën e Kampionëve’, u ngjitën edhe disa boksierë të tjerë shqiptar me Alban Barmetën, i cili ka fituar që në raundin e parë me nokaut, nderkohë që sfida më e bukur e mbrëmjes ka qenë ajo e Denis Nurjes me një boksier argjentinas të cilën e mposhti përmes një lufte shumë të fortë sportive. Boksierët tanë kanë qenë të shoqëruar në këtë aktivitet nga trajneri i ekipit kombëtar Zef Gjoni.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës