MENU
klinika

Jo vetëm Tiffany por edhe Ivanka!

Të dyja vajzat e Donald Trump në Shqipëri, zbarkojnë me jaht për…!

23.07.2023 - 19:23

Familja Trump duket se ka zbarkuar në Shqipëri. Përveç Tiffany Trump, e cila u kap duke ikur për në Himarë, edhe e motra e saj ka ardhur në Shqipëri.

Ajo u fotografua duke kaluar pushimet e saj në Sarandë. E veshur me një fustan me lule dhe një kapele kashte ne dorë, Ivanka Trump zbarkoi nga jahti për të shijuar vaktin e drekës bashkë me miqtë e saj.

Por ndryshe nga e motra, kjo është hera e dytë që ajo vjen në Shqipëri.

Edhe vjet, ajo erdhi në Shqipëri me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, me të cilin edhe vizituan gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj. Çifti gjithashtu shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit PSG, Nasser Al-Khelaifi.