MENU
klinika

Si po vihen në lëvizje superfuqitë e botës

Të gjithë në garë për “detet e Europës”!

30.07.2023 - 09:00

Me fillimin e konfliktit në Ukrainë, Evropa është kthyer në qendër të skenës ndërkombëtare të luftës. Lufta është kthyer në zemër të Kontinentit të Vjetër, me kufirin lindor ku duket se është ngritur një “perde e hekurt” e ripërtërirë që ndan Rusinë dhe Perëndimin. Në qendër të skenarit është sigurisht vendi i pushtuar, Ukraina. Por konflikti ka treguar edhe se si kjo përplasje është projektuar edhe në nivele të tjera. Një prej tyre është deti, një element themelor që rrethon Evropën dhe që gjithashtu ka rëndësinë e tij jetike në teatrin ukrainas. Dhe kjo konfirmohet nga të gjitha dinamikat që kanë ndikuar në evolucionin e luftës së nisur nga Moska, në të cilën jo vetëm Deti Azov, por edhe Krimea e kontrolli i ishullit të gjarpërinjve kishin një peshë të madhe.

Sfida për Detin e Zi
Gjatë viteve të fundit, ky det ka marrë një rëndësi gjithnjë e më të madhe strategjike, të cilën lufta në Ukrainë e ka përshpejtuar. Rëndësia është evidente pasi është porta jugore e Rusisë për të hyrë në të ashtuquajturat “dete të ngrohta”. Dhe kjo nënkupton se Moska ka pasur gjithmonë një interes për t’i pasur ato nën kontrollin e saj. Në fakt, përplasja për Detin e Zi është një nga shtyllat e këtij konflikti, të Rusisë me Kievin, që filloi shumë përpara vitit 2022. Vendimi për ta bërë këtë rajon të vetin, ku baza e flotës ruse ishte tashmë në Sevastopol, buron nga nevoja e Moskës për të siguruar një bastion në atë trup uji që do ta lejonte atë të manovronte lirshëm përtej Bosforit, duke siguruar trafik të drejtpërdrejtë tregtar drejt Mesdheut. Megjithatë, pushtimi i Krimesë pa një korridor të sigurt që e lidh atë me atdheun e ri ka qenë gjithmonë një pasion i Vladimir Putinit.

Baltiku, “liqeni” i NATO-s
Këtu loja, e rrënjosur gjithashtu në kohët e Luftës së Ftohtë, luhet në nivele të ndryshme. Para së gjithash, Moska ka një pjesë të rëndësishme të flotës së saj në këtë det, atë të përfshirë në flotën balltike. Përmes dy qendrave të mëdha strategjike në këtë trup ujor, Kaliningrad dhe Shën Petersburg, Kremlini manovron forcat e tij përgjatë rrugëve gjithnjë e më të vogla, por gjithmonë themelore. Nga viti 1999 (hyrja e Polonisë) deri në 2004 (Estoni, Letoni dhe Lituani) dhe më pas duke arritur në 2023, me pranimin e Finlandës dhe ndoshta Suedisë në NATO, rolet kanë ndryshuar plotësisht. Deti Baltik është bërë efektivisht një “liqen” i bllokut euroatlantik. Nëse kjo është e dukshme në planin politik dhe ushtarak, nuk duhet harruar një aspekt tjetër i “luftës” për rajonin, ai i energjisë. Këto vende, veçanërisht ato ish-socialiste, deri në shpërthimin e luftës në Ukrainë, në varësi të plotë ose pjesërisht nga furnizimet nga Moska. Jo vetëm kaq: Gjermania , pikërisht përtej Baltikut, kishte ndërtuar së bashku me Rusinë tubacionin e gazit “Nord Stream”, i cili shpërtheu vitin e kaluar.

Mesdheu, “shesh lufte”
Në betejën për detet evropiane, Mesdheu është padyshim tjetri nga teatrot më të mëdhenj. I gjithë bregdeti jugor është i shkëputur nga blloku perëndimor, në të njëjtën mënyrë me atë të Mesdheut lindor, duke përjashtuar Greqinë dhe Turqinë. Dhe kjo nënkupton një kontroll dhe aftësi shumë të ndryshme për të kontrolluar dhe influencuar në krahasim me Baltikun dhe Detin e Zi. Dinamizmi rus është theksuar gjatë viteve derisa, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka rezultuar në një shpërthim të vërtetë në lëvizjet e anijeve dhe nëndetëseve të Moskës . Lëvizje për të cilat shpesh ka patur edhe paralajmërime edhe nga flota detare italiane. Në anën tjetër të vijës, prania detare e SHBA-së dhe NATO-s garantohet nga i gjithë sistemi Atlantik që lidh të ashtuquajturin front jugor. Nga gadishulli Iberik deri në Turqi, si dhe bazat britanike në Qipro, i gjithë bregdeti verior i NATO-s është sot plotësisht i mbuluar nga ombrella e Atlantikut. Një mbulim i garantuar jo vetëm nga prania amerikane, por edhe nga aftësitë vendimtare ushtarake të flotës së fuqive rajonale. Duhet theksuar edhe se ndonëse jo indirekt, ka edhe fuqi të tjera, të interesuara, ose operacionet e të cilave në det, kanë ndikim në Mesdhe, si Egjipti, Algjeria apo Izraeli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ankaraja: Provokim, BE të mos përkëdhelë Greqinë!

“Aksion”, përplasen luftanijet turko-greke. Athina: Aksident!

Pse u shtynë bisedimet në selinë e NATO-s?

“Nëse Greqia ka guximin, atëherë…”, paralajmëron Turqia

Ja ç'shkruan media gjermane për tensionet

“Erdogan nuk kërkonte gazin, donte të fundoste anijen greke”