MENU
klinika

Nis fluturimi evropian!

Tirana, Vllaznia dhe Egnatia luajnë sot aktin e parë të Conference League

13.07.2023 - 17:36

Conference League do vijojë sot me ndeshjet e para për turin e I kualifikues për sezonin e ri. Këtë të enjte në fushë do zbresin shtatë skuadra shqiptare, teksa kërkohet të bëhet mirë në nivelin evropian.

Në 17:00 është pista për “kërcimin” e Egnatias, me rrogozhinasit që do debutojnë në Evropë kundër Ararat në Armeni. Fituesit e Kupës së Shqipërisë u renditën të tretët në kampionat, teksa trajneri Edlir Tetova ka në dispozicion një ekip me fantazi.

Në 20:00 Tirana pret Dinamo Batumi në “Air Albania”. Nënkampionët e vendit kanë ndërruar fytyrë këtë sezon, teksa pritet që në fushë të jetë një ekip në 60 përqind ndryshe nga mbyllja e edicionit të shkuar.

Vllaznia luan në 20:45 në transfertë me Linfield, teksa shkodranët duan të bëjnë mirë në Irlandën e Veriut. Në fushë do zbresin edhe Dukagjini, Shkupi, Gjilani dhe Shkëndija.

Conference League, turi i parë:

17:00 Ararat Armenia – Egnatia

19:00 Dukagjini – Europa FC

19:00 Hegelmann – Shkupi

19:30 Niedercorn – Gjilani

20:00 Tirana – Dinamo Batumi

20:00 Shkëndija – Haverforduest

20:45 Linfield – Vllaznia

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës