MENU
klinika

Tre të arrestuar

Toka me kanabis në fshatrat e Malësisë së Madhe

08.07.2023 - 10:48

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrollit të territorit dhe të megaoperacionit “Alpe të Pastra”, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, kanë zhvilluar operacionin policor me metoda proaktive, të koduar “ZOOM”.

Gjatë operacionit të zhvilluar në fshatin Ivanaj, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

Gj. D., 51 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

F. Gj., 35 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Përkrahja e autorit të krimit;

L. Gj., 70 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. K., 51 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Bazuar në informacionet e siguruara se në territorin e fshatit Ivan, në një zonë të pyllëzuar, ishin kultivuar bimë narkotike, Policia referoi materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal, u siguruan prova nëpërmjet pajisjeve inteligjente, ku shfaqej shtetasi L. K. (tashmë i shpallur në kërkim), i cili ruante një parcelë ku ishin kultivuar 161 bimë narkotike kanabis dhe vadiste bimët narkotike, në bashkëpunim me shtetasit Gj. D. dhe F. Gj.

Shtetasi L. Gj. kishte dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar krimin, pasi në pronën e tij kalonte tubi i ujit që përdornin shtetasit e lartpërmendur, për të vaditur bimët narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna kërkimore për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbardhen të tjera detaje për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe

Si u ekzekutuan viktimat dhe “roli” i babait të autorit të dyshuar

Vrasja e dyfishtë në Malësinë e Madhe

Arrestohet babai i autorit të shpallur në kërkim

Sekuestrimi i 286 kg kanabis në Malësinë e Madhe

Dëshmia e 44-vjeçarit: Nuk kam lidhje me…