Al-Ittihad fitoi 1-2 në transfertë kundër Esperance Tunis, për Kupën Arabe të Ligës. Për miqtë nga Arabia Saudite shënoi edhe Karim Benzema, me “Topin e Artë” që bëri debutimin me Al-Ittihad në një ndeshje zyrtare.
Ish-kapiteni i Real Madrid i dha fitoren të tijve, duke shënuar një kryevepër nga distanca. Përballja u hap nga tunizianët në minutën e 26-të, teksa ishte Bouguerra që shënoi për 1-0. Në të 35 minutë miqtë vendosën ekuilibrat me Hamdallah, ndërsa për fitoren e arabëve shënoi Karim Benzema.
Në minutën e 55-të të ndeshjes, Coronado i dha një pasim të mirë francezit, që nga jashtë zone dhe diagonalisht shtangu portierin me një të djathtë të bukur. Kështu, aftësitë e Benzema po fillojnë të shfaqen në Arabinë Saudite.