MENU
klinika

Tjetër tragjedi për familjen Rushaj

U aksidentua në rrugën e Dukagjinit, ndërron jetë në spital shoferi i kamioncinës

09.07.2023 - 09:52

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës në Tirane Gjelosh Rushaj i cili u aksidentua të enjten në rrugën e Dukagjinit.

Ai ishe duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit, kur mjeti doli nga rruga duke përfunduar në humnerë.

Whatsapp Image 2023 07 09 At 09.26.45
Në nëntor të vitit të kaluar familja Rushaj humbi babë e bir Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj të cilët u përpinë nga lumi në zonën e Bogës në Malësi të Madhe.